Kush e ngriti flamurin i pari, Skënderbeu, apo Ismail Qemali?

Kush e ngriti flamurin i pari, Skënderbeu, apo Ismail Qemali?

Si e shfaqin patriotizmin shqiptarët? Kush është më shumë patriotë nga politikanët? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Me sa duket qytetarët kanë kritere të ndryshme për sa i përket përgjigjes se kush e ngritit flamurin i pari.

Disa përgjigjen me bazë kronologjike, e disa tjerë në varësi të rëndësisë së ngjarjes, sipas këndvështrimit të tyre.

Ndërsa pyetjes, se cili nga politikanët janë më patriotë, shqiptarët kanë mendime të ndrysme, për disa më patriot është Sali Berisha, e për disa të tjerë Ilir Meta.

Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavarësia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili, i cili ngriti flamurin në Vlorë.

Sot shënohet 29 Nëntori, festa e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist italian e gjerman.

Sot me aktivitete përkujtimore e tematike shënohet 29 Nëntori festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe./Ora News/

EMISIONET