Voskopoja jo vetëm me turistë, studentët praktikojnë sportet dimërore

Jo vetëm për të pushuar,por Voskopoja po shfrytëzohet edhe për programe mësimore.

Edhe këtë vit, ajo u zgjodh nga universiteti i sporteve për të ushtronin aktivitete të ndryshme dimërore si ski apo hiking.

Vetë drejtuesit e fakultetit dhe pedagogët tregojnë arsyen e përzgjedhjes së Voskopojës për programin mësimor.

"Edhe po argëtohemi, por edhe po mësojmë për të gjitha gjërat e reja që po na i jep universiteti.

Po kalojmë bukur, është vend turistik. Ambjenti përshtatet për arsyen që kemi ardhur këtu.

Fillimi është i vështirë, sa të mësohemi me ambjentin, pajisjet që vendosim, por është shumë bukur. Kur e ke qejf çdo gjë është shumë e bukur," thanë ata.

Të kënaqur nga kjo eksperiencë shprehen edhe studentët të cilët tregojnë ndjesitë që u krijon skiimi dhe hiking në Voskopojë.

"Meqenëse jemi në kuadër të sporteve dimërore ku nuk përfshihen vetëm skitë, por dhe ecjet e ecjte në radhë bore. Këto janë disiplina të përgjithshme që ne zhvillojmë.

Ka vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për kulturën e Shqipërisë, por dhe njerëzimit, siç janë afresket apo të zografit, të Onufrit, të voskopojarit. Pra është një vend që në çdo dimension është i bekuar.

Këtë vit çudia më e madhe ëshët se ne kermi marrë më parë rreth 150 studentë, ndërsa këtë vit ka patur interesim më të madh," thanë ata.

Gjatë dimrit, juglindja kthehet në epiqendër e pushimeve të fundjavës, për atmosferën e veçantë që krijohet dhe për borën që pëlqehet aq shumë nga vizitorët.

Voskopoja jo vetëm me turistë, studentët praktikojnë sportet Voskopoja jo vetëm me turistë, studentët praktikojnë sportet

EMISIONET