Vokshi: Politikanët luajnë me shpresën e shqiptarëve për demokraci, përbetimet kundër korrupsionit fallco

Publicisti Indrit Vokshi në një intervistë për  Ora Neës me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth qasjes që kanë politikanët shqiptarë ndaj agjendës evropiane dhe ndarjen e kësaj të fundit nga sherret e brendshme.

Pse nuk e ndan dot agjendën evropiane nga sherret e brendshme politika shqiptare?

Indrit Vokshi: Nëse do të ndajnë agjendën evropiane nga sherret e brendshme do të thotë se do të vënë interesat e shqiptarëve dhe kombit shqiptar mbi interesat e tyre partiake dhe klanore. Këtë gjë partitë politike shqiptare ka gjë që nuk e bëjnë pas interesat e karrierës dhe ato ilegale të klaneve të tyre cenohen nga vendosja e shtetit ligjor. Ata nuk duan vendosjen e shtetit ligjor, të legalitetit, mbrojtjen e shqiptarëve. Këtë nuk e duan ata.

Pse nuk futemi në Europë?

Indrit Vokshi: Sepse përbetimet e politikanëve kundër korrupsionit e  pro vlerave demokratike janë fallco, maskim i interesave të tyre ilegale në disfavor të popullit shqiptar. Luajnë me shpresën e shqiptarëve për demokraci shtet dhe ligj. Në këtë mënyrë përvetësojnë pronat e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve.

EMISIONET