Vokshi: Ne po bëjmë primare kur PS nuk mban as zgjedhje, grupi i Alibeajt po mban peng PD-në
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, deputetja demokrate Albana Voshki u shpreh se PD është duke bërë primare kur në partitë e tjera nuk mbahen as zgjedhje.
Sipas saj, grupi Alibeaj janë një grup i vogël njerëzish po tentojnë që ta mbajnë peng PD-në dhe është kërkuar vetëm primaret sepse ato bashkohen.
Vokshi: Në partitë e tjera nuk bëhen më zgjedhje, fakti që PD bënë primare dhe i bën me anëtarësinë dhe simpatizantë, është një fakt për tu vlerësuar, është risi. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për demokratizimin e PD-së, sepse jemi të parët që e bëjmë këtë me sukses. E treguam këtë edhe në 6 mars. Pavarësisht kohës së shkurtër.
Ne jemi të keqardhur, sepse besuam se ata që nuk janë bashkuar me PD-në, të bashkohen me strukturën e partisë. Ata janë një grup i vogël njerëzish po tentojnë që ta mbajnë peng PD-në. Ne kemi kërkuar vetëm primaret sepse ato bashkohen. Nuk do të votojmë as për Bashën as për Berishën, por qytetarin e parë të bashkive, për hir të demokratëve.


