Vodhi dy motorë dhe një biçikletë në kryeqytet, arrestoi i riu nga Prishtina

Vodhi dy motorë dhe një biçikletë në kryeqytet,

Një 24-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, i dyshuar si autor i vjedhjes disa motomjeteve dhe biçikletave në kryeqytet.

Operacioni policor i koduar “Shëtitësi”çoi në arrestimin e shtetasit S. A për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sipas policisë, i riu në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje biçikletash dhe motomjetesh dhe nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

- Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.;

-Më datë 18.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.;

- Po më datë 18.02.2022, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET