Vlorë, vodhi brenda këtij viti 11 banesa, më në fund kapet 32-vjeçari

Vlorë, vodhi brenda këtij viti 11 banesa, më në fund kapet

Policia e Vlorës ka zbardhur 11 vjedhje banesash, të ndodhura në qytet, duke arrestuar në flagrancë autorin i dyshuar.

Po ashtu, policia bën me dije se ky person kishte edhe precedentë të mëparshme penalë për vjedhje.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky person është autori i dyshuar i 11 vjedhjeve banesash të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, Policia Vlorë finalizoi operacionin e koduar "Brava", si rezultat i të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.” – njofton policia.

Vjedhjet e kryera:

Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.

Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.

Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.

Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.

Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.

M datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.

Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.

Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.

Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.

Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet të cilat autori i përdorte për realizimin e vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

EMISIONET