Vlorë/ Vijnë pushuesit e parë por janë të pakënaqur me investimet

Koha e mirë dhe temperaturat optimale kanë bërë që bregdeti i Vlorës të shënojë gjithnjë e më shumë pushues.

Krahas vlonjatëve edhe të huajt të cilët ndodhen në qytet për pushime, apo kanë blerë shtëpi, me diellin e parë nxitojnë të frekuentojnë plazhin. Shprehen se e zgjedhin vlorën për shkak të klimës së mirë, detit, rërës dhe bukurive natyrore që ofron.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Falenderojmë Zotin që koha është e mirë dhe e përshtatshme," thotë një banor.

"Qyteti është i bukur. Kam qenë dhe katër vite më parë dhe tani jam rikthyer. Më pëlqen për të gjitha, ashtu siç është bërë. Kam ardhur sëbashku me familjen," thotë një turist italian.

Por sa gati është Vlora për të pritur turistët vendas dhe të huaj? Për pushuesit përgatitjet për sezonin turistik janë të vonuara.

"Gjithë ujërat e zeza të lagjeve derdhen këtu. Çmimet janë rritur, por rrogat po rrinë atje ku janë," shprehet një banor.

"Unë nga bindja jam i majtë, por Bashkia nuk po bën asgjë, thotë ai.

Të dhënat më të fundit të prenotimeve nga njësitë hoteliere flasin për një sezon i cili do të përmbushi çdo pritshmëri, teksa qyteti bregdetar duhet të jetë gati dhe i aftë për t'u ofruar turistëve gjithçka në detaje.

EMISIONET