Vlorë, arrestohen 2 zyrtarë në bashkinë e Vlorës, dyshohen për falsifikim dokumentesh

Vlorë, arrestohen 2 zyrtarë në bashkinë e Vlorës,

Vijojnë skandalet me falsifikimin e dokumenteve nga zyrtarët e bashkisë së Vlorës. Këtë të martë janë arrestuar përgjegjësi i zyrës së urbanistikes Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës, Klaudio Mehmetaj. Të dy këto zyrtarë akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe favorizim me lejet e ndërtimit. Po ashtu në prangat e policisë ka rënë dhe pronari i objektit i cili akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Arrestohet përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës  Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre  Klaudio Mehmetaj.

Arrestimet e personave në fjalë kanë të bëjnë me falsifikim dokumentesh, ku po ashtu bëhet me dije se është arrestuar dhe shtetasi Niko Kulas.

Ai është vënë në pranga për shkelje të ligjit për një leje ndërtimi të përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Niko Kulas mësohet të jetë pronari që po kryente ndërtimin në rrugën Trans-ballkanike, i cili në bashkëpunim me dy punonjësit e mësipërm të bashkisë kanë falsifikuar dokumentet për ndërtimin.

Bëhet fjalë për lejen e ndërtimit dhe të veprimtarisë së një lokali në katin e parë të një pallati në rrugën Trans-ballkanike.

Mendohet se të dy punonjësit e bashkisë kanë shpërdoruar detyrën duke dhënë leje të falsifikuar në bashkëpunim me pronarin e biznesit.

Në këtë lokal të dy zyrtarët e bashkisë Vlorë kanë dhënë lejen e ndërtimit për një shtesë të tij, më konkretisht tendën që shihet në pamje, por me ndërhyrjen e dy punonjësve të urbanistikës, pronari i objektit e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Në njoftimin e saj zyrtar policia e Vlorës bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Aksioni i policisë vjen pas kontrolleve të kryera prej disa ditësh nga zyrtarët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kontrolle këto të realizuar jo vetëm në bashkinë e Vlorës por edhe ne institucione te tjera.

EMISIONET