Vlorë/ 53-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim

Vlorë/ 53-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër,

Një person në gjendje të dehur ka qëlluar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme (30 nëntor).

Ngjarja ndodhi në fshatin Brataj në Selencië, ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi me iniciale A.F 53 vjeç.

Për fat të mirë, policia thotë se nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET