Vlorë, 50-vjeçarja gati sa nuk mbytet në det, transportohet në gjendje kritike në spital

Vlorë, 50-vjeçarja gati sa nuk mbytet në det, transportohet

Një persona ka rrezikuar të mbytet në det ditën e sotme në afërsi të "Plazhit të Vjetër", në Vlorë .

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, ndërkohë që 50-vjeçarja është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot, rreth orës 08:40, në afërsi të "Plazhit të Vjetër", një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det. Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET