Vlora nuk gjen qetësi, tymi i zi i gomave mbulon qytetin një ditë pas hapjes së sezonit
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 20:38
Vendgrumbullimi i mbetjeve inerte dhe mbeturinave në Jalli të Nartës është përfshirë sërish mbrëmjen e kësaj të premteje nga zjarri.
Goma automjetesh po digjen në flakë për të dytën herë brenda muajit. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë ata që vuajnë janë qytetarët pasi tymi i zi ka mbuluar qytetin.
Kujtojmë se Vlora vetëm një ditë më parë çeli zyrtarisht sezonin turistik.