VKM për ndërtesat mbi 50 vjet, avokatja: Nuk konsideron pronarët, shkelje kushtetuese dhe ligjore

Avokatja, Irena Dule, në një lidhje me skype për "Ora e Betit" përcolli kundërshtimet e saj lidhur me VKM për auditimin e ndërtesave mbi 50-vjeçare.

Sipas saj, shkelje kushtetuese patjetër që ka, por shkeljet ligjore janë shumë herë më të dukshme dhe më prezente në këtë VKM.

Dule: Si avokate e një pjesë të banorëve që janë prekur nga prishja e pallateve për shkak të vendimeve të këshillit bashkiak të Tiranës kryesisht. Shoh një lloj paraleleje me VKM. Nisur nga drafti që qarkullon në media kam dhënë disa konsiderata.

VKM nuk parashikon asnjë modalitet, nuk i përfshin fare pronarët e këtyre banesave. A thua se po flitet për objekte që janë të abandonuara, nuk kanë fare pjesë pronësie dhe strehimi. Nuk konsiderohen. Nuk ka asnjë modalitet çfarë do ndodhë me këta banorë pasi banesa e tyre të prishet.

Nuk ka asnjë element si do trajtohet prona që ndodhej përpara prishjes. Janë banesa mbi 50 vjeçare që janë përfituar sipas ligjit të kohës 1992. Ndonjëherë është kaluar pronësia për truallin për këta banorë.

Ka elementë antikushtetutshmërie, kjo VKM duhet të goditet ligjërisht, është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje. Shkeljet ligjore janë të padiskutueshme. Për ata që do preken është më e lehtë tu drejtohen gjykatave më të zakonshme.

 Jemi mësuar të dëgjojmë që Gjykata Kushtetuese do të zgjidhë problemin, jo gjithmonë ndodh kështu. Shkelje kushtetuese patjetër që ka, shkeljet ligjore janë shumë herë më të dukshme dhe më prezente në këtë VKM.

EMISIONET