"Vjosa mori gjithçka" Në Fier banorët ende nuk mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

Kjo është shtëpia e Liljana Gjinit e cila jeton e vetme në fshatin Ferras të Fierit.
Efekte.
Dalja e Vjosës nga shtrati të dielën përmbyti gjithçka që ajo kishte

Katër ditë pas reshjeve Liljana tregon shkatërrimin.

"Komplet me dyer, krevatet, lavatriçja, frigoriferi, soba e gazit, tavolina, të gjitha janë përmbytur."

Që prej nisjes së përmbytjeve ajo po jeton te i vëllai ndërsa tregon se prej 2015 e njëjta histori është përsëritur katër herë. Shpresat për ndihmë nga strukturat shtetërore i ka të pakta.

"I kam të humbura shpresat, sepse nuk kam marrë."

I ardhur nga Levani për te ndihmuar të motrën ne pastrimin e shtëpisë, Harrilla Rrushi thotë se shteti nuk iu gjend pranë atyre në këto ditë të vështira.

"Kur vjen puna e votimeve, vijnë me vrap, ndërsa për shtëpitë këtu vijnë tallen e qeshin."

 Dhjetëra shtëpi e qindra hektarë tokë bujqësore u përmbytën nga Vjosa në Fier dhe në Vlorë. Banorët kanë shprehur rezervat e tyre ndaj institucioneve.

EMISIONET