Vjen ndihma e parë, Kryqi i Kuq sensibilizohet nga kronikat e Ora News, ndihmojnë familjen Rizvani
Pas kronikës së transmetuar në Ora News ku familja Rizvani në fshatin Rrushkull të Durrësit kërkoi ndihmë është sensibilizuar Kryqi Kuq. Të ardhur nga Tirana, përfaqësues të kësaj organizate shprehen se familja ka qenë në vëmendje të tyre. Andi Mujollari falenderoi Ora News për publikimin e ketij rasti, ndërsa apeloi këdo që të ketë mundësi për ta ndihmuar familjen në fjalë.
Pas materialit te transmetuar në Ora News për familjen Rizvani në fshatin Rrushkull të Durrësit, e cila kërkoi ndihmë për të përballuar varfërinë, është sensibilizuar Kryqi Kuq.
Për ti ardhur në ndihmë, kjo organizate humanitare ka kontribuar me paketën ushqimore.
Andi Mujollari, përfaqësues i Kryqit të Kuq Shqiptar, falenderoi Ora News për bërjen publike të rastit dhe apeloi këdo që të ketë mundësi për ta ndihmuar familjen.
"Ne ishim njohur më përpara, e kishte ndihmuar dega e Durrësit familjen. Por pas kronikës së Ora Neës erdha vetë dhe pashë situatën, është shumë keq. Problemet shëndetësore rendojnë më shumë situatën. Është hera e tretë që vij. Po mundohemi ta ndihmojmë çdo muaj me pakon tonë standarde ushqimore dhe 20 kg miell. Por kanë nevojë edhe për ilaçe. Nëse ka njerëz që mund të ndihmojnë."
Falenderim ka dhe zonja e shtëpisë.
"Faleminderit Kryqit të Kuq që na ka ndihmuar dhe Ora News".
Ora News prej vitesh, është pranë çdo familjeje që është në kushte të vështira ekonomike, duke trajtuar historitë e tyre e duke përcjellë thirrjen për ndihmë.

