Virozat tek të vegjlit/ Mjeku pediatër tregon se pse duhet kujdes i shtuar dhe se çfarë duhet të dinë prindërit

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", mjeku pediatër Bektash Mandri shpjegoi pse fëmijët, veçanërisht ata nga 0 deri në 5 vjeç, janë më të ndjeshëm ndaj vapës dhe theksoi rëndësinë e kujdesit të prindërve në ditët me temperatura ekstreme.

"Në këto temperatura të larta përshtatja e organizmit të fëmijëve është shumë më e vështirë se e të rriturve, kjo për efekt të metabolizmit që kanë ata ndryshe nga të rriturit.

Fëmijët e vitit të parë deri në vitin e pestë të jetës kanë një metabolizëm ndryshe nga të rriturit pasi kanë qendrën e rregullimit të temperaturës të papjekur.

Si rezultat ajo nuk mund të bëj balancën e temperaturave ose nuk mund të kryejë funksionin termorregullator kur temperaturat janë shumë të larta dhe është e vështirë që ajo të balancojë temperaturën.

Problem tjetër është sasia e vogël e gjakut në qarkullim tek foshnjat, përmasat trupore janë shumë të vogla, sipërfaqja e lëkurës është e vogël dhe ka e diçka tjetër, gjendrat e djersës janë të paformuara dhe djersisin pak.

Ajo që është më e rëndësishmja, varen nga të tjerët se çfarë kushtesh do rtë krijojnë dhe si do ti përshtatin ato për këto temperatura. Gjithçka varet se sa të kujdesshëm do të jenë prindërit", u shpreh Mandri.

 

EMISIONET