Virozat dhe Covid bëhen bashkë, fluks i lartë fëmijësh të sëmurë në urgjencën pediatrike të Lezhës
Rritja e temperaturave, virozat e stinës dhe përhapja me shpejtësi e koronavirusit po shton numrin e fëmijëve që kërkojnë ndihmë në urgjencën e pediatrisë së Lezhës. Mjekët atje thonë se në ditët e para të korrikut në urgjencë kanë kërkuar ndihmë deri në 50 pacientë.
Muaji korrik po shoqërohet me fluks fëmijësh që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën pediatrike të Spitalit Rajonal të Lezhës.
40 deri në 50 është numri i pacienteve që paraqiten çdo ditë në urgjence, ndërsa nuk mungojnë rastet e fëmijëve të prekur nga variant omicron i koronavirusit.
“Janë kryesisht pickimet nga insektet ose kandili i detit dhe marrin ndihmë. Ka raste nga dielli dhe qëndrim i zgjatur. Ka raste edhe në aparatet gastrointenstinale.”
Mjeku pediater Mark Marku thotë se deri tani nuk ka pasur raste të rënda të fëmijëve të sëmure, ndërsa apelon për kujdes maksimal për të shmangur sa më shumë kontaktet me qëllim që sëmundëshmëria mos të përhapet.
“Ajo që duhet shënuar është që kemi një shtim të rasteve të sëmundshmërisë së fëmijëve dhe rasteve me omnicron.”
Numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe varianti i ri i virusit Omikrom pritet të jetë gjithnjë në rritje në këtë periudhe vere sipas specialistëve.


