Gjoba “kot” dhe falsifikime të radarit, AMP pezullon pesë efektivë të qarkullimit rrugor
5 efektivë të cilët shërbejnë pranë qarkullimit rrugor janë pezulluar nga detyra pasi një hetimi 1 vjeçar nga asgjësia e mbikëqyrjes policore.
Këto punonjës të policisë akuzohen për shpërdorim të detyrës pasi nga hetimet ka rezultuar se falsifikonin të dhënat e dalë nga radari i shpejtësisë e ndërsa në disa episode vendosin masa administrative padrejtësisht
Një hetim i nisur rreth 1 vite më parë nga ish shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave është finalizuar më pezullimin nga detyra të 5 punonjësve të qarkullimit rrugor në Tiranë.
Hetimi për Inspektorët Albi Meta,Euklid Meci, Ilirjan Kalemi, Gerald Shabani dhe Jurgen Muha erdhën në kuadër të arrestimit të 2 punonjësve të policisë më datën 3 mars 2022.
Sipas AMP nga analizimi i të dhënave/fotografive të realizuara nga radari i sekuestruar, u administruan prova dhe fakte se punonjësit e mësipërm të policisë, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si agjent verifikues pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari.
Hetimi i asgjësisë së mbikëqyrjes policore shkoi deri tek ish shefi i komisariatit në të cilën edhe ai u mor në pyetje por që dëshmia e tij nuk prodhoi detaje për hetimet.
Në 6 mujorin e parë të këtij vitit në asgjësinë e mbikëqyrjes policore qytetaret kanë referuar 410 ankesa për Policinë Rrugore.

