Vila dy katëshe në Krujë u përshtat për shtëpi bari, pronari në Greqi në kërkim babai e dy djemtë

Qerim Xeka dhe dy djemte e tij janë shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur banesën e një emigranti që kishin marrë nën ruajtje në laborator për rritjen e bimëve narkotike përmes ngrohjes me llampa.

Një vilë dy katëshe në ndërtim e sipër në Derven të Krujës ishte kthyer në shtëpi bari.

Babai dhe dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim pasi akuzohen 'se ambientet e vilës dy katëshe që kishin në ruajtje e kishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike" informoi sot policia e Durrësit.

Policia kishte pasur informacion për shtëpinë e barit në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven të Krujës.

Në dy ambiente kishin vendosur llampa ngrohesë dhe kishin nisur kultivimin e 206 bimeve narkotike në vazo.

Planet duket se ishin për ta kthyer të gjithë objektin, në një serë për bimët narkotike.

Në një furgon, policia e Krujës zbuloi pajisje të shumta elektrike, që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës

Qerim Xeka bashkë me dy djemtë e tij, Kledi dhe Lutfi Xekën, i shpëtuan prangave të policisë dhe tashmë janë shpallur si organizatorë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Po gjat këtij viti, në Derven të Krujës janë zbuluar disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, përmes ngrohjes me llampa

Operacionet e policisë së Shtetit kanë provuar se të ashtuquajturat, shtëpi bari, janë kthyer në mënyrën kryesore të kultivimit të bimëve narkotike në vend, krahas serava dhe parcelave të vogla në zonat e thella.

Vila dy katëshe në Krujë u përshtat për shtëpi

Vila dy katëshe në Krujë u përshtat për shtëpi

Vila dy katëshe në Krujë u përshtat për shtëpi

Vila dy katëshe në Krujë u përshtat për shtëpi

Vila dy katëshe në Krujë u përshtat për shtëpi

EMISIONET