VIDEO+FOTO/ Arrestohet 15-vjeçari i rrezikshëm në Mirditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 09:31
Një 15-vjeçar në Mirditë ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë duke transportuar armë dhe municion.
Sipas asaj që bën të ditur policia, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 3 granata, 1 kallashnikov si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës ku po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.



