VIDEO+EMRI/ Vodhi 40 000 lekë suvenire, arrestohet në Sarandë 34-vjeçari

VIDEO+EMRI/ Vodhi 40 000 lekë suvenire, arrestohet në Sarandë

Një shtetas është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur suvenire me vlerë rreth 40,000 lekë nga dy stenda të ndryshme në qytet.

Ngjarja ka ndodhur më 1 tetor 2025 gjatë natës, kur 34-vjeçari Erdion Mamushi, ka marrë sende nga dy stendat e shtetasve, S.L. dhe B.S.

Një pjesë e sendeve të vjedhura është sekuestruar si provë materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë: 

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Souvenirs”, zbardhen dhe dokumentohen 2 raste vjedhjeje suveniresh në qytet.
Vodhi suvenire me vlerë 40 000 lekë në dy stenda në Sarandë, kapet dhe ndalohet 34-vjeçari.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Souvenirs”, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, bënë të mundur dokumentimin e 2 rasteve të vjedhjes në Sarandë, si dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit: • E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 01.10.2025, gjatë natës, ka vjedhjur disa suvenire me vlerë rreth 40 000 lekë, në stendën e shtetasit S. L. dhe në stendën e shtetasit B. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.


 

EMISIONET