VIDEO/ Elvis Roshi në SPAK, i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës në Bashkinë e Kavajës

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se atij i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Kavajës.

HETIMET

Tashmw ish-kryetari i bashkisë Kavaje do të përballet me Gjykatwn e Posaccme.

Ky procedim penal u regjistrua pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi në Bashkinë e Kavajës evidentoi shkelje duke bërë kallëzim.

Procedimi i regjistrua për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera.

Sipas pales kallezuese, nga auditimi i ushtruar jane konstatuar shkelje te renda te dispozitave ligjore e nenligjore ne fushen e prokurimeve publike.

Per kete shkak, Kontrolli i Larte i Shtetit, i eshte drejtuar Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kavaje, nëpermjet shkreses nr.258/14, date

27.07.2017, me lende "Indicie per ndjekje penale mbi shkeljet e konstatuara nga ana e Bashkis Kavaje".

Prej këtej, sipas pales kallezuese, rezulton se: i) Në proceduren e prokurimit me objekt "sherbimi i pastrimit te qytetit" te zhvilluar ne daten 15.02.2016, me fond limit 147,519,416 leke (pa TVSH), titullari i Autoritetit Kontraktor, Z. Elvis Rroshi, ka miratuar proceduren dhe raportin permbledhes te KVO-së, si dhe ka shpallur prokurimin publik dhe kerkesat e LPP.

Konkretisht: fitues OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, në kundershtim me regullat e OE "Ekologica Albanta" SHPK i cili ka vetem nje mangësi, mungesen e kontrollit teknik te nje mjeti, por me vlere te ofertes ekonomike me te ulet (127,500,526 leke) dhe OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, i cili per dy mjete nuk ka paraqitur lejen e qarkullimit, nuk verteton se ka kryer kontrollin teknik dhe siguracionin e mjeteve, nuk verteton se ka paguar detyrimet per taksat vendore ne shtetin e Kosoves, nuk ka paraqitur deklarate se ky formular nuk aplikohet ne shtetin e Kosoves, ka oferten ekonomike më te larte (139,746,161 leke).

Titullant i Autoritetit Kontraktor Z. Elvis Rroshi, ka shpallur fitues OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, me me shume mangesi dhe oferte me te larte. Si pasoje, fondet publike nuk jane perdorur ne menyren e duhur, me nje vlere demi prej 12.245,635 leke”, thuhet në materialin hetimor.

EMISIONET