VIDEO/ Tensione jashtë "Air Albanias" - Tifozët shqiptarë i kthejnë reston polakëve që përd*osën bustin e Skënderbeut. Forca të shumta policie mësyjnë në shesh

Momente tensioni janë shënuar mbrëmjen e sotme në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, shumë pranë stadiumit "Air Albania" menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes ekipit Jagiellonia të Polonisë, të cilët mbrëmjen e sotme u përballën ndaj Dinamos.

Një grup tifozësh shqiptarë u afruan pranë autobusit të ekipit polak dhe nisën sharjet në drejtim të tyre.

Në pamjet e siguruara nga "Ora News", në drejtim të tifozëve të revoltuar shkojnë me vrap një numër i madh efektivësh të policisë.

Duket reagimi vjen pas raportimeve gjatë ditës së sotme të lajmit të turpshëm ku tifozët polakë u filmuan duke përdhosur monumentin e heroit tonë kombëtar "Skënderbeut" dhe me thirrjet pro serbe "Vritini shqiptarët".

EMISIONET