VIDEO/ Shpëtohen dy shtetas në Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt gjatë natës
Dy shtetas që ishin të bllokuar gjatë natës në det janë ndihmuar nga policia Kufitare e Vlorës.
Skafi i bllokuar në det u lokalizua në zonën e “Plazhit të Vjetër”.
Pas ndërhyrjes u bë i mundur edhe riparimi i defektit të skafit.
Ndërkohë nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk dispononte në bord dokumentacionin përkatës për lundrim, ndaj tij u vendos masa administrative prej 10 000 lekësh, në zbatim të ligjit në fuqi.
Njoftimi:
Vlorë
Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, ndihmon dy shtetas që mbetën në det gjatë natës, për shkak të një defekti të mjetit lundrues.
Pas marrjes së njoftimit se një skaf me 2 shtetas në bord kishte pësuar defekt brenda Gjirit të Vlorës, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë.
Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me efektivët e Guardia di Finanza, lokalizuan skafin në zonën e “Plazhit të Vjetër” dhe pas ndërhyrjes, u bë i mundur riparimi i defektit dhe shoqërimi i tij në mënyrë të sigurt drejt stacionit.
Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk dispononte në bord dokumentacionin përkatës për lundrim, ndaj tij u vendos masa administrative prej 10 000 lekësh, në zbatim të ligjit në fuqi.
✅ Policia Kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe për të reaguar me profesionalizëm në çdo situatë emergjente.

