VIDEO/ Shembet masivi shkëmbor në rrugën në ndërtim të Dukagjinit, aksi që lidh disa fshatra i bllokuar prej dy ditësh
Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II, i projektit që po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vendin e quajtur “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, është bllokuar segmenti rrugor.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë dëmtim i kalimtarëve apo i punonjësve të firmës që po kryen punimet.
Shembjet vijojnë edhe sot.
Autoritetet bëjnë me dije se është tepër e rrezikshme të përdoren fadromat apo eskavatorët, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash.
Shembja ka bllokuar aksin që lidh disa fshatrat e Dukagjinit

