VIDEO/ Përplaset me sportelistin, momenti kur hajduti me pistoletë lodër vjedh pikën valutore në Kombinat

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e një grabitjeje me armë në zonën e Kombinatit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Në një informacion paraprak policia thotë se dyshohet që pistoleta të ketë qenë lodër, ndërsa jepen 5000 euro shpërblim për kapjen e tij.

“Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.  

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” – thuhet në një tjetër reagim të policisë së Tiranës.

EMISIONET