VIDEO/ Operacioni “MATRAPIKU” nuk ndalet. Vijon çlirimi i hapësirave të “xanuna” në Tiranë
Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë.
Në funksion të kësaj ndërhyrje është vendosur në dispozicion të qytetarëve portali “Hapësira ime publike”, ku mund të denoncohen ndërtimet pa leje. Deri tani në këtë portal janë raportuar 14 583 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 946 raste, ndërsa 3 637 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.
Kryeministri Edi Rama ndau sot të tjera pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në gjithë territorin për çmontimin e strukturave pa leje të pozicionuara në hapësirat publike.
Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në të gjithë territorin e vendit.
Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.
Një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.
@oranews.one Operacioni “MATRAPIKU” nuk ndalet. Vijon çlirimi i hapësirave të “xanuna në Tiranë #oranews #lajmedite #edirama #tirane #hapsiratpublike
♬ original sound - Ora News


