VIDEO/ Nxiste një djalë për të vjedhur në Tiranë, vihet në pranga 23-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 09:16
Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Influenca”.
Ky shtetas nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur.
Nën hetim u vu 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura.
Policia ka sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.

