VIDEO/ Njihuni me “surprizat” e motit për sot dhe nesër
Ballkani, Europa Lindore dhe gadishulli Apenin mbeten me vranësira, reshje shiu e dëbore dhe mini-stuhi ere, e njejte paraqitet situata dhe ne Europen Lindore, Ndersa, Europa Qendrore dhe gadishulli Iberik mbeten nën masa ajrore të qëndrueshme.
Sipas MeteoAlb, Masa ajrore të ftohta e të lagështa sjellin vranësira, rrebeshe shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore, më të dendura në Verilindje. Mbrëmja sjell ulje të intensitetit të reshjeve.Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 16°C. Era do te fry mesatare mbi 55 km/h, me dallgëzim 4 ballë.
Europa Lindore dhe Ballkani priten me reshje të dendura dëbore. Ishujt Britanikë, Europa Qendrore, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi paraqiten me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra. Nga ana tjeter,Gadishulli Iberik dhe Balltiku parashikohen me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb, Veriu dhe qendra priten me alternime kthjellimesh e vranësirash. Jugu dhe jugperëndimi parashikohen me vranësira dhe rrebeshe shiu. Pasditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Temperaturat luhaten nga 1°C deri 17°C. Era do te fry e lehtëderi 45 km/h, me dallgëzim 3 ballë.

