VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (4 - 5 Qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

një qendër e fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim do të sjellë mot të paqëndrueshëm ishujt Britanikë dhe Evropën Qendrore, ndërsa Evropa Lindore dhe pjesërisht Ballkani do të kenë reshje më të lehta. Në jugperëndim dhe juglindje të kontinentit do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të karakterizohet nga vranësira dhe lagështirë e lartë me rrebeshe shiu në Veri dhe Qendër, ndërsa pasditja sjell përmirësim gradual. Temperaturat do të luhaten nga 8°C deri në 30°C, era do të fryjë mbi 60 km/h dhe në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, pjesa më e madhe e kontinentit do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë, sidomos në gadishullin Iberik, Ballkan dhe Italinë Jugore. Ndërkohë, Europa Veriore, Britania dhe Europa Qendrore do të mbeten nën ndikimin e vranësirave, reshje shiu dhe stuhi ere.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë kryesisht me kthjellime, ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash por pa reshje. Temperaturat do të variojnë nga 9°C deri në 33°C, era do të arrijë mbi 35 km/h dhe në brigjet detare pritet dallgëzim 2 ballë.

EMISIONET