VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (2 - 3 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm dhe me diell në Europën Veriore, Ishujt Britanikë, Gadishullin Apenin dhe Ballkan.
Evropa Lindore dhe rajoni i Baltikut do të kenë vranësira dhe reshje shiu e dëbore për shkak të një qendre ciklonare në veri. Ndërsa gadishulli Iberik paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me kthjellime, më të theksuara në bregdet; pasditja sjell shtim vranësirash, kryesisht në veri dhe qendër. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 20°C. Era fryn jugperëndimore mbi 30 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Jugperëndimore përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe stuhi ere.
Ndërsa Gadishulli Skandinav, gadishulli Apenin, Ballkani dhe brigjet e Turqisë dominohen nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, në vend priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash; më të dendura në veriperëndim dhe qendër.
Pasditja sjell shtim vranësirash dhe mundësi për reshje të pakta në verilindje. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 21°C. Era fryn veriperëndimore mbi 35 km/h, me dallgëzim 2–3 ballë.


