VIDEO nga vendngjarja/ Në makinën e shkrumbuar afër Rinasit gjenden armë. Dyshohet se u përdorën në ekzekutimin e Nikulajt
Mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ka ndodhur një atentat me armë zjarri.
Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku prej mjetit të tyre tip BMW me ngjyrë gri në drejtim të 40-vjeçarit Eno Nikulajt, i cili po lëvizte me mjetin e tij tip Benz.
Eno Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt të vrarë në prill të këtij viti në Shëngjin me urdhër të Edmond Haxhisë.
Sakaq mësohet se ai është dërguar në spital, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Autorët kanë ardhur sipas të dhënave paraprake nga Lezha.
Automjeti i tyre ka qenë me targa të vjedhura: AB 138 HT. Këto targa janë vjedhur më 23 nëntor, para disa ditëve në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për kapjen e autorëve.
Ndërkaq një sinjalizim do të vinte nga Rinasi ku është gjetur një automjet duke u djegur, ndërsa nuk dihet a është mjeti i përdorur në ngjarjen e djeshme.
Por nga gazetari Edison Vatnikaj ajo që mësohet është fakti se brenda mjetit te shkrumbuar janë gjetur dhe dy armë zjarri.




