Video/ Momenti kur një fëmijë shpëtohet nga zjarri në "Fresk" dhe nxirret në krahë nga zjarrfikësi
Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi në zonën e "Freskut" në kryeqytet në rrugën "Fadil Deliu", mbrëmjen e sotme, 17 nëntor.
Në video shihet se zjarrfikësit mbajnë në krahë të miturin teksa e çojnë drejt ambulancës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas informacioneve në momentin e zjarrit ka pasur banorë brenda në godinë, ndërsa janë evakuuar, disa edhe pas fikjes së zjarrit, pasi kanë qenë të bllokuar brenda.
Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa momentalisht dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.
Në video shihen edhe disa persona të moshuar të cilët janë nxjerrë jashtë nga forcat zjarrfikëse.

