VIDEO/ Momenti kur forcat operacionale të armatosur deri në dhëmbë “bastisin” restorantin dhe arrestojnë Xhevdet Plakun

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Enigma”, një aksion që çoi në arrestimin e 7 shtetasve, mes tyre 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale në fushën e krimeve kundër personit dhe trafikut të drogës.

Ndërsa, tashmë efektivët kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit të shtatë personave.

Të prangosurit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur policia është afruar dhe i ka arrestuar.

Më pas, të dyshuarit janë shtrirë në tokë dhe janë prangosur.

Me shpejtësi janë dërguar në komisariatin e qytetit bregdetar.

Mes të ndaluarve janë edhe persona të kërkuar ndërkombëtarisht, përfshirë Xhevdet Plakun, i arratisur nga burgu në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan armë, municione, para.

EMISIONET