VIDEO/ Mjekët e QSUNT-së, mesazhe urimi për Vitin e Ri 2026

VIDEO/ Mjekët e QSUNT-së, mesazhe urimi për Vitin e Ri 2026

Në prag të ndërrimit të viteve, mjekët e disa prej shërbimeve kryesore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndanë urimet për një fundvit të gëzuar dhe plot shëndet për qytetarët.

Drejtuesja e QSUT-së, Anxhela Paparizo tha në videomesazhin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mireqënies Sociale, se QSUT është një institucion i madh, por mbi të gjitha është një familje profesionistësh të përkushtuar, të cilët çdo ditë japin më të mirën për qytetarët.

“Së bashku kemi qenë pranë mijëra pacientëve që kanë besuar te ne. Në këtë periudhë festash uroj shëndet, gëzim dhe një Vit të Ri të mbushur me suksese dhe qetësi”, tha Paparizo.

Dr. Albana Haxhiu  mjeke pediatre u shpreh se “fëmijët na kujtojnë shpresën çdo ditë, ndërsa unë uroj që këto festa t’ju gjejnë me gëzim dhe buzëqeshje në familjet tuaja”.

Dr. Ina Refatllari mjeke kardiologe në urimin e saj me rastin e festave, u shpreh se këto ditë janë një kujtesë për të mbajtur zemrën plot me shpresë për vitin që po vjen.

Dr. Ardit Kaçani mjek kirurg tha se mjekët janë çdo ditë në QSUT, edhe në ditët festive për t’ju shërbyer qytetarëve dhe shëndetit të tyre.

“Shëndeti i komunitetit është përgjegjësia jonë e përbashkët. Urojmë që festat t’ju gjejnë të shëndetshëm dhe të mbrojtur të gjithëve”, tha Merita Sefa, kryeinfermiere pranë shërbimit Infektiv në QSUT.

Dr.Ermir Tafaj kardiolog nënvizoi se shërbimi i kardiologjisë ka kontribuuar në shpëtimin e mijëra jetëve. “Si çdo ditë dhe në këtë vigjilje të ndërrimit të viteve, stafi jonë është në gatishmëri të plotë”, tha Tafaj.

Dr.Matilda Kambo mjeke toksikologe bëri apelin e rëndësishëm që në këto ditë festash qytetarët të tregojnë kujdes në konsumin e pijeve alkoolike, për veten dhe të dashurit e tyre.

Ndërsa, Dr. Albana Koçiaj mjeke e urgjencës polivalente në QSUT u shpreh se edhe ky fundvit i gjen sërish pranë pacientëve duke u kujdesuar për sëmundjet e tyre.

EMISIONET