VIDEO/ Mariso Nito, gruaja e Elman Abules, pret te shkallët e GJKKO-së vendimin për burrin e arrestuar në dosjen “Veliaj”
Teksa pritet që nga minuta në minutë GJKKO të marrë një vendim ndaj kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve të përfshirë në dosjen e pasurisë së çiftit Veliaj-Xoxa, “Ora News” siguron pamjet ku shfaqet bashkëshortja e biznesmenit dhe mikut të ngushtë të çiftit nën hetim, Elman Abule.
Bëhet fjalë për Mariso Niton bashkëshortja e Elman Abules i arrestuar të hënën në kuadër të këtyre hetimeve, e cila ndodhet jashtë dyerve të gjykatës, ndërsa kujtojmë se edhe ajo vetë ka qenë subjekt i marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm gjatë procesit.

