VIDEO/ Lëvizte me p*stoletë në makinë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari në Krujë, në pranga dhe dy të tjerë
Në Krujë është arrestuar nga policia një 38-vjeçar, banues në fshatin Luz për armëmbajtje pa leje, të llojit pistoletë.
Arma iu gjetë në automjetin e tij, gjatë kontrollit nga policia.
Në pranga janë vënë dhe 2 shtetas të tjerë që ndosheshin në të njëjtin automjet me 38-vjeçarin.
NJOFTIMI
Tiranë/Finalizohet operacioni “Flagranca 3”, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte me pistoletë në automjet, në fshatin Luz, Krujë, arrestohet 38-vjeçari.
Në pranga dhe 2 pasagjerët në këtë automjet, pasi nuk kallëzuan posedimin e armës.
Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me objektiv identifikimin e shtetasve, të cilët duke lëvizur të armatosur, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Flagranca 3”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 38 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe I. D., 39 vjeç.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjërë 2 të arrestuarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

