VIDEO/ Kërkohet nga drejtësia spanjolle, arrestohet në Papër të Elbasanit 41-vjeçari i rrezikshëm. Ja akuzat

Policia e Elbasanit bën me dije se ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle.

NJOFTIMI I POLICISË SË ELBASANIT

Kapet në fshatin Papër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën,  kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.     

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30.06.2025, ka lëshuar urdhër arresti, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike". 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B.

EMISIONET