VIDEO/ Kafshërore, fëmija në "bagazh" babai nuk e vë "ujin në zjarrë"

Policia e Tiranës ka bërë thirrje që prindërit të kenë rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç ose në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjit.

Policia e ka ilustruar këtë rast me një baba i cili e kishte lënë fëmijën të lirë pas, ku ky i fundit kishte hypur sipër bagazhit tek xhami i makinës.

Njoftimi i policisë=Tiranë ????

Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për të gjithë përdoruesit e rrugës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është angazhuar maskimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

Si rezulat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtes në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit. 

Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.

Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes. 

Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. 

tirane aksidenti femija burim

EMISIONET