VIDEO/ Sulmi me armë në Librazhd, policia në kërkim të 27-vjeçarit që qëlloi nga makina, ja gjendja e të plagosurit

Detaje të reja vijnë nga Librazhdin ku pasditen e sotme u shënua një ngjarje e rëndë.

Në afërsi të qendrës së qytetit, nga në automjeti është qëlluar drejt një lokali dhe si pasojë raportohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se autori i ngjarjes është Albi Biçaku, ndërsa Shpetim Skura është i plagosuri nga ky sulm me armë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin dhe thotë se ka po bën hetimet për të mësuar rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia Librazhd - Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd,  një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta  ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç.

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.

EMISIONET