VIDEO/ Fieri zgjohet në tym, flakët në Peshtan dhe Kreshpan nuk shuhen, rrezikojnë banesat

Dy fshatrat e Fierit, Peshtani dhe Kreshpani vijojnë të jenë nën pushtetin e zjarreve edhe këtë të mërkurë, ku lufta me flakët atje duket një betejë e humbur.

Kjo pasi masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit edhe mëngjesin e sotëm vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve.

Një vatër, e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat ne Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.

6 mjete zjarrfikëse ndodhen në terren në përpjekje për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie.

Ndërkohë që në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri “Cougar”.

Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

EMISIONET