VIDEO/ "Ecim pa ndalim" - Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 13:49
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Si në çdo ditë, kryeministri dhe njëherë bën me dije se ky aksion nuk do të ndalet deri në përmbushje të qëllimeve për rikthimin e hapësirave të uzurpuara padrejtësisht nga bizneset tek qytetarët.
“Ecim, pa ndalim”, shkruan Rama krahas videos ku shihen punonjësit e IKMT-së duke çmontuar strukturat e bizneseve private.

