NDIZEN FISHEKZJARRET/ Festë e madhe në Dibër për rikthimin në detyrë të Ballukut nga gjykata (VIDEO)

NDIZEN FISHEKZJARRET/ Festë e madhe në Dibër për rikthimin

Rikthimi i Belinda Ballukut në detyrë është pritur me festime në qarkut të Dibrës.

Banorë të ndryshëm kanë shpërthyer fishekzjarre mbrëmjen e sotme, duke shprehur gëzimin e tyre për vendimin, të cilin e konsiderojnë një lajm të mirë për rajonin.

Sipas banorëve, Balluku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qarkut të Dibrës gjatë viteve të fundit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e objekteve arsimore dhe investimet në rrjetet e ujësjellës-kanalizimeve.

Ata theksojnë se shumë projekte të rëndësishme për komunitetin janë realizuar ose kanë avancuar gjatë periudhës së saj në detyrë.

Atmosfera festive në Dibër është parë si një shenjë mirënjohjeje dhe mbështetjeje për rikthimin e saj, ndërsa banorët shpresojnë që projektet e nisura do behen ralitet

EMISIONET