VIDEO-ALARMI/ Prurjet e lumit Devoll kanë detyruar hapjen e portës së parë të emergjencës në Moglicë, priten përmbytje
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 09:34
Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu lajmëron mbingarkesën e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura të shiut në digën e Moglicës.
Si pasojë mësohet se është hapur porta e parë e emergjencës, çka pritet të shkaktojë dhe prani të dendur të ujit në tokat e zonave përreth.
“Moglicë - Prurjet maksimale të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HC të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës”, thotë kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu.

