VIDEO/ Aksident në zonën e Oxhakut, makina përplaset me autobusin e Porcelanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2025, 12:54
Një aksident është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Oxhakut, Tiranë, ku një makinë është përplasur me autobusin e "Porcelanit", duke shkaktuar dëme materiale.
Nuk dihet për persona të lënduar, ndërsa trafiku në zonë u ndërpre për disa minuta derisa autoritetet rrugore punuan për pastrimin e vendngjarjes dhe rivendosjen e qarkullimit normal.

