Vëzhgimi i Ora News në Kamëz, qytetarët mes për mes makinave, nuk përdorin mbikalimin

Sjellja e gabuar e këmbësorëve renditet si një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë vitet e fundit. Në zonen e Institutit Bujqësor në Kamzë, edhe pse prej vitesh është vendosur mbikalimi, këmbësorët nuk e përdorin atë duke u kthyer në burim ngjarjesh të rrezikshme rrugore. Problematike në këtë aks mbetet edhe amortizimi i rrugës dhe gropat e mëdha në këtë aks, që i detyrojnë drejtuesit e mjeteve të devijojnë, duke krijuar premise për aksidente.

Ky aks rrugor që lidh Institutin me Kamëzën shpesh është është bërë burim i aksidenteve.

Një nga shakqet e ngjarjeve tragjike në rrugë është edhe sjellja e gabuar e këmbësorëve.

Në nje vëzhgim të bërë nga Ora News vihet re se kalimtarët nuk përdorin mbikalimin për të dalë në krahun tjetër të rrugës.

E ndërsa kur i pyet ata e shikojnë çëshjen si të parëndësishme

"Këtej më mirë. E rrezikshme është."

"Jam pjesë e fajit dhe unë, është vetë shoqëria e tillë e ndërtuar për të rrezikuar vetëveten."

Të vetmit që e përdorin mbikalimin janë mosha e tretë por edhe famijarët.

Por vetëm pak metra më poshtë një tjetër problem shqetësues për drejtuesit e autojmeteve është edhe një çarje e asfaltit.

Sipas qytetarëve autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë masa, duke i detyruar qytetarët ti mbushin vetë gropat e krijuara në rrugë pasi situata është shqetësuese.

"Gropa me prish makinën."

"Jemi ankuar shumë herë por asgjë."

Sipas ligjit në rast se në akse të qarkullueshme ka të tilla difekte duhet të vendosen tabela paralajmëruese, por në këtë rast të vetmit sinjalizues për gropat janë këtë goma makine të vendosura nga shoferët e mjeteve.

EMISIONET