Vettingu në politikë emergjencë kombëtare? Shella: Problem vetëm i opozitës, ndoshta dhe mazhorancës

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se vettingu në politikë është një emergjencë kombëtare por juristi Gerti Shella e sheh këtë si një emergjencë vetëm të kryetarit Basha dhe partisë që drejton.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Shella thotë se kjo nismë nuk është problem i askujt përveçse i opozitës, ndoshta dhe mazhorancës.

Gerti Shella: Vettingu në politikë është emergjencë e zotit Basha ose e Partisë Demokratike zyrtare sepse tanimë është e qartë se PD përvijohet në 2-3 dimensione prej të cilave Basha dominon vetëm njërin prej tyre dhe ndoshta gjithmonë e më pak sa më shumë kalojnë ditët apo javët. Por nga ana tjetër vettingu në politikë përsa na takon tani që kanë kaluar rreth një javë nga propozimi i nismës është përceptuar si padomosdoshëm nga segmentet jashtë politikës. Nuk e di për PS. Nga një anë duket sikur çfarë do PS bën pjesa tjetër e Kuvendit, çfarë do Kuvendi bën pjesa tjetër e PS. Është një lloj dakordësie diku e shprehur, diku jo. Një marrje vesh më shumë sesa e përceptueshme si e zakonshme mes pozitës dhe opozitës. Publiku ka konsoliduar mbi atë premisën që pozitë-opozitë nuk kanë dallime marxhinale, substanciale. Nuk është problem i askujt përveçse i opozitës, ndoshta dhe i mazhorancës.

Vettingu në politikë emergjencë kombëtare? Shella: Problem

Në gjykimin e Shellës, Shqipëria ka tashmë një ndotje legjislative dhe një ndotje me institucione sa i takon domeneve  specifike ku bëhet kontrolli respektiv qoftë i politikanëve, gjyqtarëve apo qytetarëve.

Gerti Shella: Në çdo hap që hedhim hapësira është e ngushtë dhe e ngushtë. Ka ardhur koha të dekriminalizojmë përceptimin tonë, është një hapësirë e mbingarkuar që ka shkuar në të kundërt me atë të lirisë. Krijuam SPAK-un për të adresuar akuzën publike drejt zyrtarëve të lartë.Para se të shkojmë  te vettingu i politikanëve mos duhet që të presim që kuadri i ri ligjor, reforma në drejtësi dhe SPAK të prodhojnë efektet e synuara.  Kur ka reforma të mëdha koha për të dhënë efekte është 8-10 vjet. Nuk po them 10 por të paktën 6 vjet.Nuk mund të krijojmë një struklturë të re pa çmontuar nga pikëpamja e suksesit apo dështimit një strukturë që u ndërttua me 140 vota në Kuvend. Pse duhet mbivendosur një nismë e re? Pse duhen hedhur këto hapa kur kërkesa për vetting të politikanëve nuk është pritshmëri publike por një kërkesë e artikuluar politikisht. Sa herë ka tension mes palëve hidhen këto teza që i shërbejnë vetëm atyre që afishojnë këto teza, vetëm politikisht.

EMISIONET