Vettingu i politikanëve, Berisha: Basha do pranon që ta bëjë SPAK se është peng i Ramës. Petët lakrorit do ti hiqen

Nga Kavaja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se nuk ishte gjë më poshtëruese se sa humbja e 25 prillit.

Ai tha se ka qenë vetë Berisha ai që ka qenë promotor i Vettingut të politikanëve, por shtoi se Rama do t’ia çojë SPAK-ut të kapur prej tij.

Berisha: Nuk ishte gjë më poshtëruese se sa humbja e 25 prillit. Në 25 prill morëm 74 mijë vota më pak se në vitin 2017 dhe ky zotëri jo vetëm nuk arriti drejt fitores, por tradhtoi në mënyrën më të papranueshme secilin prej jush dhe të gjithë ata që votuan PD-në.

Ai shpalli masakrën dhe më pas që të thërriste popullin në shesh, u kthyer dhe po mendon për karrigen e tij. Shpalli zgjedhjet dhe ndoqi marrëveshjen. Unë në një konferencë shtypi kam qenë promotor për ligjin e Vettingut. Çfarë ndodh? Edi Rama thotë se Vettingun do ta bëjë SPAK-u i partisë. SPAK-u është organi më i kontrolluar nga Rama dhe Engjëll Agaçi.

Të tillë kontroll ka pasur vetëm në diktaturë. Atëherë nga të doli kjo dashuri o peng dhe ky besim i madh tek SPAK -u ty (Shenim: Flet per Bashen). Absolutisht afera personale.  Po petët lakrorit do ti hiqen.

  

EMISIONET