Vetimi i politikanëve nga SPAK, Shehi: Me 15 vetë do ta bëjë? Komenti për Bashën: S'ka nevojë për heronj

Deputeti Dashamir Shehi thotë se mbeshtet amendamentet e PD për ndryshimet në kodin zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun në politikë, por për këtë të fundit ka rezervat e tij.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se e sheh këtë propozim të veshur me populizëm dhe demagogji dhe jo një nismë serioze.

Shehi nuk është dakord as me propozimin e PD-së që këtë proces të realizohet nga SPAK.

Shehi: Në princip i mbështes të tjera por kam gjithë rezervat e mia.  Vettingu në politikë uroj të bëhet vetting, të bëhet në mënyrë serioze dhe të mos kalojë kot si propozim propagande si " ne e duam ndershmërinë por nuk na lënë të tjerët". Kjo histori ka 30 vjet. Ka vazhduar hajdutllëku. Të bëhet një diçka serioze që në këto 30 vjet ata që nuk kanë vjedhur të çmohen politikisht, këtu fushën politike e kanë zënë të korruptuarit. Por me këtë formulë nuk bëhet. Siç e mendojnë këta të PD. Them se nuk e bën dot SPAK. Pse duhet ta bëjë, sepse meqë ka thënë Edi Rama njëherë se do ta bëjë SPAK.

Si do ta bëjë SPAK, janë 15 vetë. Lëre SPAK të bëjë atë punë që është caktuar për të bërë se nuk po bën as ato. SPAK, SPAK, po ato 400 prokurorë që janë për të diskutuar çështjet normale, mund të ngrejmë dhe ad-hoc. Nëse do diskutojmë seriozisht duhet të flasim. Unë jam i pari për ta bërë, jo për të më kontrolluar mua. Dhe ajo që thotë Basha, më kontrolloni mua të parin, ka një lloj demagogjie. Janë teza ta forta të komunizmit, nuk kanë punë me demokracinë. S'ka nevojë për heronj.

Kam dyshime për këtë punë por uroj të filloj seriozisht diçka për të pastruar një pjesë të politikës shquiptare. Dikush që e e ka tepruar të dënohet për diçka. Përtej dyshimeve do jap maksimumin e kontributit. Sa i pëërket dy të tjerave, e kërkoj prej vitesh ndryshim të kodit zgjedhor dhe një reformë të re administrative që fatkeqësisht PD e la përgjysmë.

EMISIONET