Veting, konfirmohen në detyrë 2 zyrtarë të lartë të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2024, 11:59

Trupa e vlerësimit për vetingun në Policinë e Shtetit vendosi konfirmimin në detyrë të 2 subjekteve zyrtarë të lartë të policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi konfirmimin në detyrë të dy zyrtarëve Zenel Hyka dhe Arjan Muça.
Zenel Hyka mban postin e Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Arjan Muça është drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
