“Vetëm bastet online” Rama: Nuk do kthehemi te sallat e makinetat ku luajnë kursimet parazitët

Gjatë takimit për rihapjen e basteve sportive kryeministri Rama u shpreh se nuk duhen krijuar iluzione për hapjen e sallave të lojërave të fatit.

Ai tha se nuk do të ketë salla dhe makineta, ku sipas parazitë hedhin në erë kursimet e tyre, por në konsideratë po merren vetëm bastet sportive online.

Rama: Që mos ketë ndonjëri iluzione. Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajnë për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë.

EMISIONET